Zjarri mbi Dukat, flakët përhapen drejt malit të Çikës, 40 forca të ushtrisë në terren
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët janë shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme (20 gusht), fillimisht në katër vatra, ndërsa gjatë natës zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës. Forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë nisur punën për izolimin e vatrave. Në operacion janë përfshirë edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile. Nga distanca, flakët duken në një sipërfaqe të gjerë dhe vijojnë të përparojnë në terrenin malor. Për shkak të kushteve të vështira të terrenit, ndërhyrja pritet të jetë e gjatë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm të forcave në terren.
Një tjetër shqetësim lidhet me kushtet e motit. Aktualisht era nuk është e fortë dhe nuk po favorizon përhapjen e zjarrit. Megjithatë, nëse shpejtësia e erës do të rritet, ekziston rreziku që flakët të avancojnë në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por rrethanat dhe shkaqet e rënies së tij mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




