Zvicra reagon për protestat në Shqipëri, bën thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje    

Aktualitet | 1 orë më parë

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me ngjarjet e fundit gjatë demonstratave në vend, duke shprehur shqetësimin për shpërthimet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Në deklaratën e publikuar, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor është themelore për një shoqëri demokratike.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike”, thuhet në reagim.

Më tej, Ambasada e Zvicrës u kërkon autoriteteve shqiptare që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias. Gjithashtu, apelohet që forcat e sigurisë të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Reagimi vjen pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të fundit në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës publike e private.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme