Zyrtare: Sergen Yalçın është trajneri i ri i Turqisë

Sergen Yalçın do të zëvendësojë Vincenzo Montellën në postin e trajnerit të kombëtares turke.
Ish-trajneri i Besiktasit dhe Galatasarajit merr drejtimin e një skuadre që përfshin lojtarë si Çalhanoğlu dhe Yıldız.
Yalçın ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare. Ai e ka për detyrë të ringjallë përfaqësuesen turke, e cila vjen pas një fushate në Kupën e Botës që përfundoi në fazën e grupeve, si dhe pas një ecurie në Ligën e Kombeve ku gjendet në fund të grupit – me zero pikë – përkrah Italisë, Francës dhe Belgjikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



