10-vjeçarja vdiq nga sfida në TikTok, Italia kërkon hetim edhe ndaj Facebook e Instagram

Teknologji | 6 vite më parë

Autoriteti Italian për mbrojtjen e të dhënave të mërkurën urdhëroi Facebook të sigurojë më shumë qartësi se si i mbron fëmijët në platformën e tij dhe atë të Instagram.

Urdhri, të cilin Facebook ka 15 ditë për të përmbushur, vjen pasi një vajzë 10-vjeçare vdiq nga asfiksia pasi mori pjesë në një sfidë të mediave sociale në platformën e ndarjes së videos TikTok. Përdoruesit duhet të jenë 13 vjeç ose më të mëdhenj për të krijuar një llogari, sipas politikave të TikTok. Të Premten, rregullatori italian bllokoi TikTok pas ngjarjes tragjike. 

Rregullatori vendosi të zgjerojë hetimin në Facebook pasi doli se e njëjta vajzë kishte llogari në rrjetin e mediave sociale Facebook dhe Instagram, pavarësisht të njëjtit kufizim moshe në ato platforma.

“Autoriteti i kërkoi Facebook-ut, i cili gjithashtu kontrollon Instagramin, të sigurojë informacione se sa dhe cilat profile kishte e mitura dhe, nëse kjo konfirmohet, se si ishte e mundur, për një të mitur 10-vjeçare, të abonohej në dy platforma, “thuhej tek deklarata.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme