Mbyllet Festivali Kombëtar i Rapsodëve, nata finale kulmon me ndarjen e çmimeve

Kulturë | 11 minuta më parë

Ka mbyllur siparin në Lezhë edicioni i 14-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë. Për dy net me radhë, ky aktivitet mblodhi në skenë 18 grupe artistike nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Juria, e përbërë nga Zef Çoba, Mark Gjoka dhe Lekë Pecnikaj, vlerësoi me Çmimim “Ndue Shyti” grupin “Gurra e Kurbinit”, ndërsa çmimi “Dervish Shaqja” iu dha rapsodëve “Dardania” nga Tropoja. Me çmimin “Gjokë Nonaj” u vlerësua lahutari Nazmi Hajdari nga Ferizaj. Rapsodi më i mirë u shpall Guri Rokaj me grupin “Aranati” nga Mallakastra, ndërsa çmimin për rapsodin e ri më të mirë e mori grupi “Tre Tinguj, Një Melodi”.

“Përndryshe në qoftë se humbim identitetin humb shumë”, u shpreh Zef Coba, kompozitor.

“I gjithë synimi i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale është ruajtja e traditës dhe e trashëgimisë jomateriale në tërësi. Kjo trashëgimi mund të ruhet vetëm duke u përcjellë brez pas brezi”, tha Erilda Selaj, drejtoreshw e veprimtarive folklorike.

Çmimi për instrumentistin më të mirë iu dha Bashkim Llapushit, ndërsa çmimi për grupin më të mirë instrumentist shkoi për grupin “Art Besëlidhja” Lezhë, drejtuar nga Llesh Prenga. Çmimi special për interpretimin më të mirë iu dha lahutares Bukurie Nonaj, çmimi i karrierës Ansamblit të Matit, ndërsa çmimi i jurisë Ansamblit “Pjetër Bogdani” nga Hasi.

/Rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme