Kurti kërkon bisedime për krijimin e institucioneve/Fton PDK-në, LDK-në dhe AAK-në para seancës për konstituimin e Kuvendit

Kosovë | 2 muaj më parë

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit, u dërgoi ftesë tre partive të tjera parlamentare PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për t’u ulur në bisedime me qëllim zhbllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Më herët ishte Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës, partisë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që paralajmëroi se ftesa e Kurtit për ato subjektet ishte çështje orësh. Lidhur me zgjedhjen e presidentit, për të cilën Kosova shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit, Kusari Lila kërkoi seriozitet, duke thënë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë deputetëve.

“Qëllimi është që institucionet të konstituohen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të krijohen kushtet për zgjedhjen e presidentit, duke shmangur një proces të ri zgjedhor”

Lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje politike, Kusari-Lila tha se LVV-ja është e hapur për diskutime, por theksoi se çdo dakordësi duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Qytetarët kanë folur, rezultati dihet dhe konform atij rezultati mund të pritet dakordimi politik mes subjekteve”,

Takimet e paralajmëruara pritet të zhvillohen para 6 gushtit, kur mbahet edhe seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme