36 vite nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, krerët e shtetit në Kosovë: Akti kyç drejt pavarësisë 

Kosovë | 3 muaj më parë

Ndërsa Kosova shënoi 36 vite nga nënshkrimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, presidentja në detyrë Albulena Haxhiu tha se vendi në atë kohë ndonëse kishte shumë pak hapësirë veprimi, nuk pranoi të trajtohej si krahinë e Serbisë.

 “Deklarata përcaktoi aktin si vetëvendosje politike. E vendosi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të konfederatës së Jugosllavisë dhe konfirmoi atë si bashkësi politike kushtetuese të qytetarëve dhe komuniteteve të barabarta. Ajo refuzoi amendamentet e Serbisë të vitit 1989 dhe vendosi që Kuvendi dhe bashkësia politike të emërtoheshin publikisht vetëm si Kosovë”, tha Haxhiu.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh se Deklarata e 2 Korrikut 1990 shënoi

“Pa Republikën e parë të Kosovës, atë të 1990 dhe dekadës pasuese nuk do të bënim dot as Republikën e Kosovës si shtet i pavarur të vitit 2008, shtëpinë shtetërore të sotme. Ne i takojmë një brezi të politikanëve që është tejet i ndërgjegjshëm dhe vetëdijshëm se asgjë s’ka filluar me ne dhe asgjë nuk përfundon me ne. Gjithkush ka qenë përpara që e ka trasuar rrugën dhe ka punuar, angazhuar dhe sakrifikuar që ne të vazhdojmë”, tha Kurti.

Kryetari i delegatëve që votuan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Ilaz Ramajli, tha se kur e sheh Kosovën e pavarur bindet se deklarata nuk ishte vetëm akt juridik.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 u miratua nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para godinës së parlamentit në Prishtinë, pasi autoritetet serbe nuk i lejonin të hynin në ndërtesë.

Dokumenti konsiderohet si gurthemeli i shtetit të Kosovës, pasi shënoi pikënisjen për pavarësinë nga Serbia, duke synuar trajtim të barabartë me republikat e atëhershme të Federatës Jugosllave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme