Greqi, sekuestrohet një arsenal armësh, mes të arrestuarve 25-vjeçarja shqiptare

Një arsenal i madh armësh është sekuestrua nga policia greke në Athinë, pas kontrollit të 3 banesave dhe 2 bodrumeve.
Efektivët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar greke njoftojnë se në pranga ranë 5 persona, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive.
Të arrestuarit janë 4 shtetas grekë të moshës 31-56 vjeç si dhe 25-vjecarja Zoi Zoto, me origjinë nga Korça, por e lindur në Pire.
Media greke njofton se, gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 25 copë eksploziv ushtarak, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistence ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht për përdorim ushtarak, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, 1 çifte, 1 karabinë teke, 38 krehra të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 1 shpatë, 3 thika, pjesë armësh, 530 tableta narkotike, detektorë metalesh.
Po ashtu u gjetën 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, 2 sterlina, 2 paund angleze, 35 gjysmë paund britanikë, 5 monedha argjendi të lashta greke, 6 monedha antike, dhejtra bizhuteri të ndryshme, 23 mije 320 euro, monedha me vlerë 2 euro secila, 11 celularë, 2 lap top, makineri lazer për gdhendje armësh, GPS tracker, shënime dore dhe sende të tjera.




/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




