Mitsotakis pret kreun e NATO-s, Routte: Prioriteti ynë mbetet forcimi i mbrojtjes sonë të përbashkët

Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ka pritur këtë të martë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar sfidat e sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe “rolin vendimtar” të Greqisë në mbështetjen e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Gjatë konferencës së përbashkët, është vënë në dukje nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, se “Prioriteti themelor është forcimi i mbrojtjes së përbashkët”.
Kjo nevojë, siç shpjegoi kryeministri, “presupozon një industri të fortë të mbrojtjes dhe shpenzime të mbrojtjes”.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “duhet promovuar një marrëdhënie më funksionale midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe “duhet të forcohet shtylla evropiane e Aleancës Euro-Atlantike”.
“Ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunuese me partnerët tanë me përkushtimin e nevojshëm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe traktateve ndërkombëtare,” shtoi ai.
Nga ana e tij, Rutte përshëndeti faktin që Greqia investon 3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje, duke thënë se ajo “e kishte bërë prej kohësh sigurinë një prioritet”.
Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
/rtsh.al/
Vetëm muajin e kaluar, Athina nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin dhe njoftoi se do të përshpejtojë trajnimin e F-16 për pilotët dhe teknikët ukrainas “duke forcuar dorën e tyre në këtë luftë brutale”. “Mbështetja jonë për Ukrainën i ka mbajtur ata në luftë, por ne duhet të shkojmë më tej për të ndryshuar trajektoren e këtij konflikti”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm.
Rutte nënvizoi se përdorimi nga Rusia i armëve dhe trupave të Koresë së Veriut, dronëve iranianë dhe mallrave kineze me përdorim të dyfishtë kontribuan në një mjedis sigurie “gjithnjë e më të rrezikshme” dhe përfaqësonte një “sfidë për paqen dhe sigurinë globale”.
Gjatë vizitës së tij në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm takoi edhe ministrin grek të Mbrojtjes Kombëtare Nikolaos Dendias dhe ministrin e Jashtëm George Gerapetritis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




