“Kritikoi politikën e qeverisë greke”, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga partia Demokracia e Re, ish kryeministrin konservator Antonis Samaras.
Ky veprim i tij vjen pas një interviste të ish liderit të kësaj partie në gazetën To Vima, ku ai ka kritikuar përsëri shumë ashpër kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Gerapetritis për shkak të politikave që ata po ndjekin si brenda dhe jashtë Greqisë.
Duke mbajtur një qëndrim të kundërt me qeverinë për sa i përket politikës së jashtme, ai bën thirrje indirekte, por të qartë për dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Georgos Gerapetritis.
Media greke raporton se, në intervistën e tij, duke ju referuar një diskutimi të shkurtër mes liderëve të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Qipros ,para fillimit të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ai shprehet tekstualisht se “Zoti Mitsotakis si dhe presidenti qipriot, z. Christodoulidis po flirtonin me Erdoganin dhe Ramën”.
Disa orë pas përjashtimit Samaras me një deklaratë për shtyp ka thënë se «Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Ζ. Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan pak Demokracisë së Re, si në marrëdhëniet me Turqinë, në problemet e qytetarëve me shtrenjtësinë e vazhdueshme, tek ëoke
Është hera e dytë në 3 dekadat e fundit që Antonis Samaras përjashtohet nga Demokracia e Re. Herën e parë ai është larguar nga konservatorët pasi nuk ka rënë dakord me babain e kryeministrit të sotëm Konstantinos Mitsotakis në vitin 1993 për emrin e Maqedonisës së Veriut , kur ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm dhe ka shkaktuar zgjedhje të parakohshme që kanë risjellë përsëri në pushtet socialistët e Andrea Papadnreut.
Vlerësohet se përjashtimi i tij i ri nga Demokracia e Re, mund të sjellë turbulenca të reja jo vetëm në gjirin e konservatorëve, por edhe në skenën politike të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




