Greqia preket nga vala e nxehtë, priten temperatura deri 44 gradë

Greqi | 2 vite më parë

Autoritetet greke kanë paralajmëruar një valë të nxehti njëjavore në mes të sezonit turistik veror, e cila mbart me vete një rrezik të lartë zjarri dhe që do të zgjasë të paktën deri më 19 korrik. Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Ndryshimeve Klimatike njoftoi se erërat jugperëndimore nga Afrika ndonjëherë do të rrisin temperaturat deri në 44gradë Celsius.

Sipas meteorologëve një valë e pacaktuar e të nxehtit me shumë  të 40-ta  në vend  parashikohet të prek Greqinë perëndimore dhe në Peloponez.

Vala e re e të nxehtit pasoi qershorin më të nxehtë që prej matjeve në Greqi, dhe në të njëjtën kohë më e nxehta në të gjithë planetin, sipas të dhënave nga shërbimi evropian i klimës Copernicus.

Njerëzit këshillohen të veshin rroba të lehta, të pinë shumë ujë dhe të shmangin shëtitjet e gjata gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Në qershor, disa njerëz u gjetën të vdekur në ishujt grekë pas shëtitjeve të gjata.

Edhe në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar moti për valë të të nxehtit njëjavore, duke filluar nga kjo e premte, ndërsa autoritetet kanë raportuar për rritje të zjarreve në 24 orët e fundit, 14 janë regjistruar.

E gjithë Evropa Jugore është nën sulmin e nxehtësisë së madhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme