Kryeministri grek Mitsotakis telefonon Belerin: “Nga sot jemi më të fortë”

Greqi | 2 vite më parë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë pasdite me Fredi Belerin, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis  telefonon Belerin dhe e përgëzon për fitoren duke u shprehur se “sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë”.

Sipas medias greke, në mesazhin e tij nga burgu, euro deputeti i sapo zgjedhur i Demokracisë së Re falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe gjithë mbështetësit e tij që e votuan në këtë garë për Parlamentin Europian.

Në të njëjtën kohë, përcjell CNN grek, ai theksoi se “ne luftuam dhe fituam një betejë për demokracinë, shtetin ligjor, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.

Gjithashtu, Beleri ka falënderuar  votuesit dhe “miqtë në mbarë Greqinë që më qëndruan në krah në provën më të vështirë të jetës sime”.

Mësohet së ndër të tjera se të dy bashkëbiseduesit kanë deklaruar se “nga sot mund të ndihemi më të fortë”.

“Dhe çdo bashkëqytetari që si eurodeputet do të punoj fort që të jem i dobishëm për fraksionin tim, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për Atdheun tonë”.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ndodhet ende në burg. 

Kyriakos Mitsotakis do të takohet nesër në orën 10:00 me gjashtë eurodeputetët e mbetur të Demokracisë së Re në Megaro Maximos, për të diskutuar detyrat e tyre të reja në Parlamentin Evropian, siç raporton ERT.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme