Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë, Stefanos Kasselakis takim me minoritetin

Greqi | 2 vite më parë

Kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis do të vizitojë ditën e enjte Shqipërinë. Mediat në Greqi raportojnë se Kasselakis do të zhvillojë një takim me minoritetin grek në Dropull, por nuk dihet nëse do të shkojë në Himarë.

Sipas mediave greke, Presidenti i SYRIZA-Aleancës Progresive do të ketë takime me institucione dhe qytetarë të minoritetit grek.

Konkretisht, kreu i partisë zyrtare opozitare do të vizitojë zona të Vorio Epirit, ku do të ketë mundësinë të takohet me aktorë të minoritetit grek dhe të diskutojë me ta problemet që i shqetësojnë. Njëkohësisht do të gjendet në një monument të Luftës së 1940 në Frontin Shqiptar.

Ai do të takohet me aktorë të minoritetit grek dhe të diskutojë me ta problemet që i shqetësojnë.

Po ashtu, Stefanos Kasselakis pritet të takohet me kryetarin e bashkisë së Dropolis, Dhimitraq Toli rreth orës 10:00 në godinën e bashkisë, ndërsa më pas do të vizitojë shkollat ​​e zonës.

“Me pikëpyetje eshte nëse presidenti i opozitës zyrtare do të vizitojë Himarën. Kujtohet se Himara ka qenë në qendër të marrëdhënieve greko-shqiptare pas burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit, Fredi Beleri, ndërsa ai ishte kandidat për eurodeputet”, shkruajne mediat helene.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme