Shpërthen bomba tek ministria greke e punës

Një pajisje shpërthyese e vendosur jashtë godinës së ministrisë greke të punës në qendër të Athinës ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së shtunës, por pa shkaktuar viktima në njerëz.
Ngjarja ndodhi pasi një gazetë e vendit mori një telefonatë ku një person i paidentifikuar tha se në godinën e ministrisë ishte vendosur bomba në fjalë, dhe se pas sulmit ishte një grup guerilas.
Gazeta informoi menjëherë policinë, e cila rrethoi zonën para se të ndodhte shpërthimi, nga i cili u dëmtua ndërtesa e ministrisë. Policia ndërkohë po heton incidentin.
Greqi a ka një histori dhune politike, përgjatë të cilës janë përdorur bomba të vogla shumica e të cilave nuk kanë shkaktuar dëme serioze. Megjithatë qeveria greke u shpreh se ishte shqetësuar nga sulmi i së shtunës. Zëdhënsi Pavlos Marinkasi tha për transmetuesit Open TV se sulmi ishte një krim shumë i rëndë.
Gazertare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




