Hapja e universiteteve të huaja në Greqi, studentët përleshen me policinë

Studentët grekë janë ngritur në protesta duke u përplasur me policinë pasi kanë dalë kundër hapjes së universiteteve të huaja.
Studentët u përplasën me policinë pranë Parlamentit grek duke u vendosur flakën edhe koshave të mbeturinave.
Nga ana e saj, policia ka hedhur gaz-lotsjellës ndaj protestuesve.
Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka hartuar një projektligj për reformën në arsim përmes të cilit synon t’u hapë derën institucioneve që sipas qeverisë greke do të funksionojnë si degë të universiteteve të huaja.
Nga ana tjetër, studentët dhe kritikët e qeverisë theksojnë se ky projektligj do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike të Greqisë dhe do të reduktojë më tej fondet shtetërore për arsimin publik.
Ndërkaq pritet që këtë muaj Parlamenti të mblidhet për të votuar këtë projektligj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




