Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, rikthehet në paraburgim 50-vjeçar shqiptar

Gjykata në Greqi ka pranuar propozimin e Prokurorisë së çështjes e cili kërkoi kthimin në paraburgim të 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij pasi kishte prova që kishte përdhunuar të bijë për disa vite.
Propozimi i Prokurorit u miratua përfundimisht nga anëtarët e Këshillit të Kundërvajtjeve të Volos dhe vendosi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit nga Argalasti, i cili vrau përdhunuesin 33-vjeçar të vajzës së tij.
Fatmir Terallari, 50-vjeçari shqiptar që vrau përdhunuesin e të bijës në Greqi, qëndronte në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes Prokurorit dhe Hetuesit.
Pas vrasjes së kunatit Erjon Pelivani, Terallari ka deponuar në polici se vajza fillimisht ka refuzuar të tregonte se kush ishte autori, por me ndihmën e një psikologeje 18-vjeçarja ka treguar dhe është marrë vesh se bëhet fjalë për Erjon Pelivanin, të dy janë ndjerë keq psikologjikisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




