Greqi, përmbyset gomonia me 36 emigrantë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës (10 janar) në ishullin Lesbos në Greqi.
Një gomone me emigrantë klandestinë e nisur nga Turqia drej Greqisë është përmbysur.
Mediat greke raportojnë 3 persona kanë ndërruar jetë, 15 janë zhdukur, ndërsa 18 të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit, rreth orës 3 pas mesnate.
Por erërat e forta fjalë për fjalë e hodhën atë në shkëmbinj.
Kërkimet e ekipeve të shpëtimit vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa erërat e forta vështirësojnë punën e autoriteteve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




