Arti grek në zi/ Ndërron jetë këngëtari i njohur Vasilis Karras

Greqi | 3 vite më parë

Këngëtari i dashur i muzikës popullore greke, Vassilis Karras, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, pak pas orës 17:00 të së dielës së 24 dhjetorit. Sipas mediave greke së fundmi ai po përballej me një problem të rëndë shëndetësor.

Siç raporton ERT, Vassilis Karras, u shtrua në Spitalin Transballkanik në Selanik.

Vassilis Karras po përballej me probleme të rënda shëndetësore, ndërsa ditët e fundit ishte i sëmurë me koronavirus, siç raporton Thestival.gr.

I lindur në Kokkinochori të Kavallës, në moshën dhjetë vjeçare u shpërngul me familjen në Selanik. Gjashtë vjet më vonë, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në klubin e natës “Refugee” në Evosmos të Selanikut, ndërsa në të njëjtën kohë punonte në një servis makinash.

Disqet e tij janë bërë të arta dhe platin, ndërsa suksesi më i madh i tij në regjistrim ka qenë albumi “M’ tekis Kanei Aliti”.

Këngëtari nga Selaniku me zërin veçantë dhe hitet e shumta, arriti të lërë gjurmë në këngën popullore greke.

 Ai ishte një interpretues me identitetin dhe karakterin e tij që ra në sy që në momentin e parë të rrugëtimit të tij artistik dhe nuk kishte si ta ngatërronte me ndonjë artist tjetër. Megjithatë, ai ishte edhe një krijues shumë i aftë. Shumë nga hitet e tij mbajnë firmën e tij qoftë në tekst, qoftë në muzikë… ndonjëherë në të dyja anët, ndërkohë që këngët e tij kanë kënduar edhe interpretues të tjerë dhe disa kanë dalë edhe prej tyre.

 “Kur të kalojnë vitet”, “Si më parë”, “Po bie shi në Selanik” janë vetëm disa nga këngët që ai shkroi dhe u bënë hite të mëdha.

Vassilis Karras arriti të ishte në ballë të argëtimit për më shumë se 30 vjet duke i dhënë fansave të tij të panumërt emocione të mëdha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme