Zjarret në Greqi, autoritetet paralajmërojnë vendime të ashpra për zjarrvënësit

Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.
Kryeministri, Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe
ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.
“Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre në javë. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektarë pyje”, tha Mitsotakis.
Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike.
Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




