Mitsotakis për zjarret në Greqi, paralajmëron ashpërsimin e masave për të akuzuarit

Masa më të rënda me gjobë dhe me burg ka parlajmëruar kyreministri grek Kiriakos Mitsotakis gjatë një debati parlamentar të kësaj të enjteje për ata që akuzohen dhe dënohen për zjarrëvënie.
Vendi fqinj është përfshirë sëfundi nga zjarret ku më vdekjepurësi dhe shkatërruesi është ai në krahinën Evros, që konsiderohet edhe i përmasave më të mëdha regjistruar ndonjëherë në Bashkimin Europian. Për situatën e krijuar atje, kryeministri grek tha se do të studiohej nga shkencëtarët për shumë vite, ndërsa theksoi se ishte e sigurt që zjarri ishte shkaktuar nga dora e njeriut.
“Zjarrëvënia është një nga aktet më antishoqërore, që kërcënon mirëqënien, por edhe sigurinë e vendit, veçanërisht në zona të ndjeshme si Evros. Shkaku i zjarrit po hetohet, por është e sigurt që është shkaktuar nga njeriu. Dhe është gati i sigurt që zjarri filloi në rruëgët që migrantët e jashtëligjshëm përdorin për të hyrë në vendin tonë” tha kryeministri grek.
Për të përmirësuar masat që parandalojnë që vendi të mos përballet më me situata të tilla, Mitsotkasi tha se për gjurmimin e nisjes së zjarreve do të përdoreshin dronë dhe në pyje do të instaloheshin sensorë temperaturash.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




