Rrebeshet në Volos të Greqisë/ Një i vdekur, përmbyten qindra shtëpi

Greqi | 3 vite më parë

Shirat e rrëmbyer për dhjetë orë në qytetin portual të Volos kanë shkaktuar një viktimë dhe me qindra shtëpi e rrugë të përmbytura në Greqi. Parashikohet që rrebeshet të vijojnë edhe për 24 orë të tjera në rajon.

Një burrë u shtyp nga një mur, që u rrëzua për shkak të shtrëngatave. Trupi i tij u nxor nga zjarrfikësit e dërguar në vendngjarje.

Qindra shoferë u bllokuan në makinat e tyre në rrugët Lambraki, Dimitriados, Jasonos, Argonafton, Larisis dhe Athinon, rrugët kryesore përmes qytetit. 

Autoritetet gjithashtu rritën monitorimin e nivelit të ujit në përroin 2-kilometërsh të Krafsidonasit, i cili mbledh ujë nga mali Pelion dhe kalon disa rrethe të Volosit para se të përfundojë në anën perëndimore të portit.

Të martën në mëngjes, rritja e nivelit të ujit me tre metra vuri në rrezik lagjen Agioi Anargyri, mbushi me ujë katet e para të Spitalit të Arkilopulios, ndërsa fshatrat Agria, Portaria, Cangarada dhe Stagiates patën luhatje të furnizimit me energji elektrike.

“Moti në Europë po zhvillohet në formën e një Omege të madhe, me dy krahë më të dobët anash. Njëra shkaktoi përmbytje të mëdha në Spanjë, tjetra mbi Ballkanin Jugor, dhe të njëjtën gjë ka për të bërë në Greqi në ditët në vijim,” njofton “Weather Europe”. /Kathimerini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme