“Shporta e studentëve”/ Nisma greke për të ulur çmimet e artikujve para vitit të ri shkollor

Greqi | 3 vite më parë

Greqia po bëhet gati për hapjen e shkollave më 11 shtator dhe ka planifikuar një paketë uljesh për artikujt që do u duhen nxënësve.

“Shporta e Studentëve” është një nismë e cila hyn në fuqi të mërkurën dhe do të zgjatë deri më 8 tetor.

Supermarketet në vend do të shesin çanta, blloqe, lapsa e stilolapsa, si edhe sende më të specializuara për shkollën kundrejt një çmimi më të ulët.

Çdo të mërkurë, shitësit duhet të dërgojnë listën e produkteve dhe çmimin e reduktuar te Ministria e Zhvillimit.

Shporta e re për studentët i bashkohet shportës për konsumatorët të miratuar vitin e kaluar, me të cilën qeveria greke po ashtu provon t’u vijë në ndihmë familjeve për të blerë ushqime më të lira në një kohë kur inflacioni është rritur. /Kathimerini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme