Po shuante flakët, rrëzohet avioni në Greqi. Vdesin 2 pilotët

Një avion që po përpiqej të shuante flakët e zjarrit në zonën e Platanistos në Karystos të Greqisë është rrëzuar duke shpërthyer i gjithi ndërsa dy pilotët që e drejtonin kanë gjetur vdekjen.
Avioni ka humbur lartësinë teksa po përpiqej të shuante flakët që kanë pushtuar zonat pyjore të Greqisë.
Në pamjet e publikuara në mediat greke, duket avioni kur humb kontrollin. Avioni i llojit, Canadair që u rrëzua është një CL-215, ishte nisur nga Nea Aghialos Volos dhe nuk kishte sistem shpëtimi për kapitenin dhe bashkëpilotin.
Avionët zjarrfikës Canadair CL-215, si ai që u rrëzua në orën 14:52 të së martës pasdite në Karysto, janë 48 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje është afruar një zjarrfikëse e cila ndodhej pranë zonës si dhe një helikopter i ekipit të kërkim-shpëtimit, shkruajnë mediat greke.
“Të martën, 25 korrik 2023 në orën 14:52, një avion CL-215, me një ekuipazh prej dy Aeroplanësh, i Skuadronit të Transportit Taktik të 355-të të Krahut të 112-të Fighter, ra gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar. Në zonë janë nisur 1 helikopter Super Puma dhe 1 helikopter AB-205 i Forcave Ajrore, si dhe 1 helikopter S-70 i Marinës. Dëshmia tronditëse e një banori raporton në evima.gr: “Pashë Canadair që më ra përpara, jam i tronditur, shpresoj që të jenë mirë”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore për rënien e CL-215.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




