Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Greqi

Shënohet rasti i parë me linë e majmunëve në Greqi. Sipas protothema.gr, një person i cili kishte udhëtuar në Portugali, është paraqitur në spitalin “Andreas Syggros” me simptomat e lisë. Burri ësjtë duke marrë kujdesin shëndetësor dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa janë duke u gjurmuar kontaktet e fundit të tij.
Agjencia Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) njoftoi rastin e parë të sëmundjes endemike në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Pothuajse një muaj pas rastit të parë të lisë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili shkaktoi efektin domino të 577 rasteve të lisë së majmunëve në 18 vende evropiane dhe 437 raste të tjera në 10 vende joevropiane, listës së vendeve me raste të regjistruara iu shtua edhe Greqia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




