Greqia forcon masat ndaj të pavaksinuarve, nuk hyn më në punë testi negativ

“Kthejini shpinën frikës dhe çdo sharlatani që për t’u bërë i rëndësishëm tregton injorancën. Vaksinohuni”.
Me këtë fjali iu drejtua mbrëmë popullit të tij kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis teksa shpalli 5 masa shtesë në luftën kundër pandemisë.
Duke nisur nga e hëna, asnjë qytetar i pavaksinuar nuk do mund të hyjë në ambiente të mbyllura shërbimesh përjashto hotelerinë. Nuk do pranohet as testi negativ. Certifikata e vaksinimit për moshat mbi 60 vjeç përfundon pas 7 muajve dhe pastaj duhet të marrin dozën përforcuese.
Orët e punës do zgjerohen në sektorët publike dhe private për të shmangur mbipopullimin. Së katërti, inspektimet do të shtohen për respektimin e masave dhe pika e fundit është zgjerimi i flotës së mjekëve për t’u përballur me situatën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




