Tërmeti me magnitudë 6.0 tronditi Kretën këtë mëngjes, raportohen të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Një tërmet me magnitudë 6.0, goditi ishullin grek të Kretës, në orën 09:17 të mëngjesit, me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) dhe Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara (USGS).
EMSC fillimisht raportoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.5, por menjëherë pas kësaj u tha për magnitudë 6.0 në një thellësi prej 10 km. Epiqendra u raportua të jetë 16 milje në juglindje të qytetit të Heraklion.
Mediat greke raportojnë se tërmeti që ka tronditur zonën ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që raportohen edhe të plagosur. Dëmtimet kanë ndodhur në ndërtesat e vjetra./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




