Greqi, të paktën 27 zjarre kanë shpërthyer në 24 orët e fundit

Njëzet e shtatë zjarre kanë shpërthyer në Greqi në 24 orët e fundit, ku shumica u trajtuan menjëherë pas shpërthimit, deklaruan autoritetet e vendit.
Për t’i nxjerrë jashtë veprimit, përveç zjarrfikësve grekë, janë zjarrfikësit e shteteve anëtare të BE -së (përmes programit të fatkeqësive natyrore RescEU), forcat e armatosura dhe zjarrfikësit vullnetarë, të ndihmuar nga autobotet e ujit dhe makineritë tokësore.
Zjarri që shpërtheu në Kaza në Atikën perëndimore u mbyll brenda një perimetri. Vendi ka 220 zjarrfikës me 64 kamionë zjarrfikës, përfshirë dy ekipe tokësore.
Përveç kësaj, janë të pranishëm edhe 77 zjarrfikës dhe 13 autobote nga Rumania dhe 37 zjarrfikës dhe 9 kamionë nga Polonia, pjesë e programit RescEU.
Asistencë e mëtejshme sigurohet nga Policia Greke dhe Kryqi i Kuq Grek.
Zjarri i Vilisë, gjithashtu në Atikën perëndimore, i cili shpërtheu më 16 gusht nuk është shuar, por është i kufizuar brenda një perimetri të përmbytur me ujë.
Ushtria greke, zjarrfikës vullnetarë, kamionë uji dhe makina të rënda tokësore po ndihmojnë gjithashtu zjarrfikësit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




