Greqi, zjarret mbajnë në ankth vendin, një avion rrëzohet

Greqi | 5 vite më parë

Një aeroplan zjarrfikës u rrëzua gjatë operacioneve për të shuar një zjarr në ishullin Zakynthos, por piloti mbijetoi, ndërkohë që situata e krijuar nga flakët po mban në ankth vendin ballkanik.

Tre fshatra të evakuar, në ishullin verior Evia, janë përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit të ndihmuar nga kolegë nga vende të tjera filluan përpjekjet për të shpëtuar banorët e këtyre fshatrave.

Rrugët ndërkohë janë shpesh të pakalueshme pasi pemë, shtylla elektrike apo kabuj kanë bllokuar kalimin.

“Të gjitha fshatrat janë një front i vetëm zjarri. Në disa vende zjarret zgjerohen, në vende të tjera rindizen. Kemi nevojë për forcat ajrore”, deklaroi Angelos Missirlis, nënkryetar i bashkisë së Istiea-Edipsos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme