Greqia përcëllohet me temperatura deri në 47 gradë Celsius

Greqi | 5 vite më parë

Vala e nxehtësisë në Greqi pritet të arrijë kulmin këtë javë, pasi masat e ajrit të nxehtë që lëvizin nga Afrika dërgojnë temperatura në rritje.

Temperaturat maksimale do të arrijnë mesatarisht 43-45 gradë Celsius dhe do të rriten deri në 46-47 gradë Celsius në disa lokalitete, ndërsa rreziku i zjarreve është jashtëzakonisht i lartë.

Moti shumë i nxehtë që filloi javën e kaluar pritet të vazhdojë deri të enjten, pas së cilës do të bëhet pak më i ftohtë në krahasim me nxehtësinë ekstreme të ditëve të mëparshme.

Temperaturat minimale gjatë natës gjithashtu do të mbeten të larta, veçanërisht në zonat urbane.

Autoritetet paralajmëruan për rrezikun e lartë për popullatën, duke këshilluar kujdes ekstrem, si dhe rrezikun e ndërprerjeve të energjisë për shkak të konsumit të tepërt.

Ata i kërkuan publikut të kufizojë përdorimin e pajisjeve elektrike në kohën e pikut (13:00-15:00 h 18:00-22:00 h).

Një takim për të diskutuar ngarkesën e lartë në rrjetin elektrik të vendit për shkak të valës së nxehtësisë do të bëhet sot në Qendrën e Kontrollit të Operatorit të Transmetimit të Energjisë, ADMIE, me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas, kreun e Autoritetit Rregullator për Energjinë, Athanasios Dagoumas, kreun e Operatorit të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SA, Tasos Manos dhe presidentin e Korporatës Elektro-energjetike, Giorgos Stassis.

Takimi do të vendosë për hapat që do të ndërmerren për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme dhe përgjigjen ndaj emergjencave të mundshme ose rrethanave të paparashikuara./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme