Mitsotakis: Vaksinim i detyrueshëm për personelin shëndetësor publik dhe privat

Greqi | 5 vite më parë

Vaksinimi i detyrueshëm i personelit në spitalet publike dhe private dhe ndalimi i hyrjes për njerëzit e pavaksinuar në hapësira të mbyllura janë dy masat kryesore të njoftuara nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një konferencë të jashtëzakonshme dje në mbrëmje.

Mitsotakis theksoi se masat synojnë parandalimin e bllokimeve të mëtejshme në Greqi, veçanërisht të variantit Delta.

Katër masat që ai njoftoi janë si më poshtë:

– I gjithë stafi në institucionet e kujdesit për të moshuarit kërkohet që të vaksinohet plotësisht. Kushdo që nuk arrin të veprojë do të pezullohet nga puna duke filluar nga 16 gushti.

– I gjithë personeli mjekësor dhe personeli tjetër në sektorin shëndetësor publik dhe privat kërkohet të vaksinohet nga 1 shtatori.

– I gjithë personeli i Forcave të Armatosura, i përhershëm ose në shërbim ushtarak, do të vaksinohet në ambientet ku shërben.

Kryeministri shtoi se do të ketë gjithashtu stimuj për t’u vaksinuar “meqenëse grumbullimi është i pashmangshëm te forcat e armatosura”.

Vendet e mbyllura, duke përfshirë vendet e argëtimit, teatrot, kinematë dhe baret, do të lejojnë vetëm hyrjen e njerëzve të vaksinuar.

Dispozita do të hyjë në fuqi nga e premtja deri në fund të gushtit.

”Një aplikacion digjital që do të instalohet do të sigurojë konfirmimin e menjëhershëm të vaksinimit të tyre”, tha Mitsotakis./ANA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme