COVID-19, spitalet greke ende nën presion të madh

Greqi | 5 vite më parë

Spitalet greke do të qëndrojnë nën presion edhe për 2-3 javët e ardhshme, deklaroi profesoresha e sëmundjeve infektive, Vana Papaevangelou gjatë konferencës së rregullt mbi pandeminë e koronavirusit në Greqi.

”Pavarësisht se situata është e stabilizuar, me deri 250 shtrime të reja në ditë, spitalet greke do të qëndrojnë nën presion edhe për 2-3 javët e ardhshme”, pranoi  Papaevangelou.

”Shumica e Greqisë ka nivele të larta infeksioni, me disa zona që tregojnë një normë aktuale prej 250 personash të infektuar për 100 000 banorë”, vuri në dukje ajo.

”Një total prej 5 500 pacientësh me Covid-19 janë të shtruar në spitale, ndërsa 824 janë në ventilim”, theksoi profesoresha Papaevangelou.

Në të gjithë Greqinë, janë zënë 86% e të gjithë shtretërve të dedikuar për Covid-19 në ICU, me normën që rritet në më shumë se 90% në Athinë dhe Selanik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme