Rekord rastesh me COVID-19 në Greqi

Greqi | 5 vite më parë

Greqia konfirmoi 2 411 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shtatë prej të cilëve të identifikuar në pikat kufitare në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit publik (EODY). Greqia ka konfirmua 313 444 të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Në rastet e konfirmuara shtatë ditët e fundit, 59 infektime lidhen me udhëtarët nga jashtë dhe 3 265 me raste të tjera të konfirmuara.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundur janë regjistruar 67 viktima duke e çuar numrin total të viktimave nga pandemia në 9 397.
Në total, 837 pacientë janë nën ventilator në spitale. Mosha e tyre mesatare është nga 68 vjeç deri në 85 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë pranuar 507 pacientë, një rënie me 7,31 PCT në raport me një ditë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme