Atika në gjendje të jashtëzakonshme nga mungesa e energjisë elektrike, ujit dhe komunikacionit

Zona e Dionisos në Atikën Veriore u vendos nën një gjendje të jashtëzakonshme, pas një stuhie të madhe dëbore gjatë së hënës në mbrëmje.
Vendimi për emergjencën u mor nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias dhe do të mbetet në fuqi për një muaj.
Sipas një faqe zyrtare, qyteti po pret 10 grupe nga njësitë e emergjencës së katastrofës (EMAK) dhe ushtrisë greke për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë, ujit dhe komunikimeve.
Mbi 750 pemë kanë rënë për shkak të stuhisë së dëborës dhe kanë krijuar probleme të gjera në zonë, veçanërisht në energjinë e munguar elektrike./ANA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




