Spiegel: E ardhmja e mediave sociale do të jetë si TikTok-u

Të gjithë e dimë se Snapchat shpiku formatin Stories për të ndarë foto dhe video që zhduken. Kompania, së bashku me Facebook, tani tregojnë se e ardhmja e mediave sociale është më shumë si TikTok. Të enjten, gjatë një raporti tremujor të fitimeve të investitorëve, CEO i Snapchat, Evan Spiegel tha se po shpenzohet më pak kohë duke parë Friends’ Stories në aplikacion, edhe pse kompania kishte shpresuar se angazhimi i Stories do të rritej ndërsa bllokimet pandemike u lehtësuan dhe njerëzit filluan të dilnin më shumë.
Në vend të kësaj, përdoruesit e Snapchat po grumbullohen për të parë video në Spotlight. Ky është rivali TikTok i Snapchat që përdoret për shikimin e videove virale të postuara nga krijues të rastësishëm dhe seksionin Discover për shfaqje premium.
“Ky është një vazhdimësi e trendit që kemi vërejtur gjatë pandemisë dhe postimi dhe shikimi i historive të miqve për përdorues aktiv të përditshëm nuk është kthyer në nivelet para pandemisë,” tha Spiegel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




