Snapchat lejon përdoruesit të ndryshojnë emrin FEBRUARY 18, 2022 GALILEO

Teknologji | 5 vite më parë

Aplikacioni Snapchat do të sjellë së shpejti një funksionalitet të kërkuar nga të gjithë përdoruesit: një mënyrë për të ndryshuar emrin e tyre të përdoruesit. Kompania filloi testimin e këtij opsioni së fundi dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë në iOS dhe Android nga 23 Shkurti.

Përdoruesit mund të ndryshojnë emrin pa pasur nevojë të fillojnë një llogari nga e para. Megjithatë ndryshimi i emrit mund të bëhet vetëm një herë në vit. Për ta bërë këtë duhet të shkoni tek profili të hapni Settings dhe të klikoni mbi Username. Më pas zgjidhni opsionin Change Username.

Të shumtë kanë qenë përdoruesit të cilët kishin ngelur me një emër të vendosur një dekadë më parë, me shume mundesi kur kanë qenë ende adoleshentë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme