Lamtumirë ekranit të thyer, krijohet xhami më i fortë se diamanti
Teknologji | 5 vite më parë

Shumë shpejt nuk do të kemi më nevojë për mbrojtëse për celularët tanë, pasi shkencëtarët kanë krijuar një xham që është më i fortë se diamanti.
Kërkuesit shkencorë të Universitetit Jilin, në Kinë, kanë prodhuar një xham karboni, që reziston ndaj temperaturave shumë të larta dhe goditjeve të forta.
Gjeokimisti Yingwei Fei tha se një shpikje e tillë do të ndihmojë edhe më shumë avancimin e teknologjisë. “Krijimi i një xhami kaq rezistent do t’i hapë derën aplikacioneve të reja”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




