Vetura elektrike nga Apple, 500 km me një mbushje të vetme

Teknologji | 6 vite më parë

Performanca e makinës elektrike Apple është e njohur mirë.

Ka pasur kaq shumë zëra rreth veturës së Apple gjatë muajve të fundit saqë duket se hyrja e gjigantit të teknologjisë në atë treg është pothuajse një gjë e sigurt, transmeton Telegrafi. Njoftime të reja të tilla kanë të bëjnë me veturën dhe parashikohet që Apple Car të shfaqet në treg më së shpejti, dhe lë mundësinë e vonesës sepse është një industri krejtësisht e re për kompaninë. Hyundai duket se po i ndihmon gjigantit amerikan për të bërë makinën, kështu që Apple Car do të përdorte platformën e tyre E-GMP për automjete elektrike.

Duke qenë se Hyundai tashmë ka njoftuar aftësitë e një platforme të re të zhvilluar ekskluzivisht për veturat elektrike, bazuar në këto të dhëna, tashmë mund të konkludohet se cilat mund të jenë performancat e Apple Car. Diapazoni i makinës në platformën e Hyundai duhet të jetë rreth 500 kilometra, shpejtësia maksimale është më e lartë se 250 km / orë dhe shpejtësia nga 0 në 100 km / orë do të jetë në gjendje të arrihet në më pak se 3.5 sekonda.

Makina do të mbështesë karikimin e shpejtë kështu që në 18 minuta bateria duhet të jetë 80 për qind e mbushur, ndërsa pesë minuta karikim do të mjaftonin për një distancë prej 100 kilometrash.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme