Bateri më rezistente dhe më të shpejta në mbushje për veturat elektrike

Teknologji | 6 vite më parë

Tashmë janë gati bateritë e reja për automjete elektrike: më të lira në çmim dhe më të shpejta në mbushje: mbushen për rreth 10 minuta dhe janë në gjendje të garantojnë përshkimin e një distance prej 400 kilometrash.

Ato u zhvilluan nga studiues në Universitetin Amerikan të Pensilvanisë, në koordinim me Chao-Yang Wang, ku bateritë e reja kanë zvogëluar peshën, vëllimin dhe koston, shkruan ”Nature Energy”, përcjell Ata të mërkurën.

“Ne kemi zhvilluar bateri inteligjente për automjete elektrike në treg në masë që janë të barabarta me makinat tradicionale”, shpjegoi Chao-Yang Wang. ”Çelësi i jetës së gjatë dhe mbushjes së shpejtë, është aftësia e baterisë që të vetënxehet shpejt deri në 60 gradë Celsius dhe më pas të ftohet kur bateria nuk funksionon”.

Rimbushja shumë e shpejtë do të lejojë zvogëlimin e madhësinë e baterisë, e cila duhet të garantojë kohëzgjatje prej më shumë se tre milionë kilometra gjatë gjithë ekzistencës së saj. Qëllimi nuk janë veturat luksoze, por t’u lejohet të gjithëve të blejnë një veturë elektrike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme