Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-COVID

Shteti i Izraelit ka kryer vaksinimin kundër koronavirusit në më shumë se një milion njerëz. Ky është niveli më i lartë i arritur në botë deri më tani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Izraeli mban një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahrain me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.41. Për dallim, Franca deri më 30 dhjetor ka vaksinuar në total vetëm 138 persona. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




