Politico.eu paralajmëron turistët: “Mos u sëmurni në Greqi, nuk ka mjekë”

Mos u sëmurni në Greqi! Ishujt janë plot me turistë, por nuk ka mjekë. Ky është parlajmërimi që organizata mediatike politico.eu iu ka drejtuar turistëve që vizitojn këtë verë ishujt e famshëm grekë.
Humbja e jetës e një vajze të re shtatëzënë dhe fëmijës së saj, që nuk arriti të vinte në jetë pasi pritën ambulancën për më shumë se pesë orë, ishin dy nga të paktën nëntë raste kur vdekjet në Greqi mund të parandalosheshin nëse do të kishte ambulance dhe staf mjekësor.
Spitalet e disa ishujve nuk kanë mjekë të përggithshëm, pozicione këto që mbushen përkohësisht nga staf i përkohshëm nga mjekët e spitaleve në pjesën kontinentale të vendit.
Në disa ishuj nuk ka ambulanca që punojnë 24 orë në ditë. Por problem nuk qëndron vetëm tek ishujt. Në Athinë ka vetëm 50 ambulanca, në vend të rreth 90 që nevojiten në kryeqytet.
Mes rasteve të humbjeve të jetëve, politko përmend edhe atë të një gruaje 63 vjeçare që në muajin qershor humbi jetën në ishullin Kos ndërsa po dërgohej në spital me kamioncinë pasi e vetmja ambulancë në atë ishull kishte një tjetër rast emergjent.
Të paktën gjashtë persona të tjerë humbën jetën për shkak të mungesës së ambulcancave. Ndërkohë që në ishullin e Lesbos, një 78 vjeçare humbi ndjenjat ndërsa po notonte. Stafi mjekësor shkoi në vendngjarje vetëm dy orë më pas, kur zemra e së moshuarës kishte ndalur së rrahuri.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




