Greqi – Zjarret detyrojnë evakuimin e banorëve të qytetit antik të Olimpit dhe zonave përreth

Greqi | 5 vite më parë

Qyteti antik i Olimpit, në Peloponez, që përfshin edhe vendin ku u luajtën për herë të parë Lojërat Olimpike, u urdhërua të evakuohet për arsye parandaluese për shkak të zjarreve në Iraklio.

”Edhe banorët e Mirakas gjithashtu u evakuan për shkak të një zjarri”, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve.

”Situata atje është shumë e vështirë”, tha zëvendësguvernatori i rajonit, Ilia Vassilis Giannopoulos.

Autoritetet deri më tani kanë evakuar edhe tetë fshatra të tjerë në komunën e Olimpias antike, Pelopion, Platanos, Kafkania, Iraklia, Pournari, Koskina, Magiro dhe Kladeo.

Në Iraklio, rreth 95 zjarrfikës dhe 31 makina zjarrfikëse me katër ekipe tokësore po luftojnë me flakët, të ndihmuar nga katër avionë dhe dy helikopterë.

”Trafiku është i ndaluar në autostradën nacionale Tripoli-Pirgos”, shtoi policia.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chryssochoidis dhe ministrja e Kulturës Lina Mendoni ishin në zonë të mërkurën në mbrëmje./ANA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme