Dita e Grave në Shkencë, rasti i suksesit të shkencëtares Lisiena Hysenaj

Çdo 11 shkurt që nga 2013-ta, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë shënon një datë që Kombet e Bashkuara e kanë zgjedhur për të promovuar qasjen e barabartë të grave në fushat si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu, veçoi të dielën Lisiena Hysenajn si një rast suksesi dhe shkencëtare të mirëfilltë, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prof. Hysenaj është diplomuar në Qendrën Lumini të Imunologjisë në Marsejë, Francë. Ajo është bashkautore e tri publikimeve që zbulojnë lidhjen midis proteinës Omp25 në membranën e jashtme të bakterit të brucelozës dhe proteinën njerëzore SLAMF1, për të kuptuar infeksionet kronike. Studimet pasdoktorale Prof. Hysenaj i ndoqi në Universitetin e Kalifornisë në San-Francisko.
“Sot ajo është pjesë e shkencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kontribuon, bashkë me kolegët e saj, në shpëtimit të jetëve të njerëzve kudo në botë.
Lisiena është një shembull suksesi, një krah i fortë për çdo grua dhe vajzë që dëshiron të ndjekë hapat e saj,” shkroi ministrja Koçiu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




