"Aromë gruaje" nga Ina Kollçaku, një emision ku do të flitet për gruan në të gjitha dimensionet e saj. Gra frymëzuese do të na tregojnë historitë e tyre, rrugëtimin profesional, sfidat dhe sukseset, përpjekjet për të ndryshuar mendësitë. Bisedat do të nxjerrin në pah kurajën dhe vullnetin e të gjitha atyre, që përpiqen për një shoqëri më të mirë, duke thyer stereotipat e duke ndërmarrë nisma frymëzuese. Nuk do të jetë një emision patetik feminist, por një bisedë e ngrohtë, e ngjashme me "Aromë gruaje". Ndonjëherë, në emision do të jenë të ftuar edhe burrat që flasin për gratë!