Ekspo-festivali i parë i muzikës dhe arteve në Ballkan, MUSE-X hap dyert në mbrëmje
Muse-X, ekspo-festivali i parë i muzikës dhe arteve që zhvillohet në Ballkan çel dyert në Sheshin “Italia” në Tiranë.
Me një program të pasur që përfshin net muzikore të dedikuara dhe një panair kreativ gjatë pjesës së parë të ditës, ky festival sjell një frymë të re bashkëkohore.
“Është festivali i parë që po bëhet në Ballkan. Ka tre elemte kyçe, elementi i panairit, i konferencave dhe i festivalit. Kemi një serë aktivitetesh”, tha Luel Muhametaj Themelues i MUSE-X.
Mbrëmja e parë i kushtohet muzikës elektronike, duke sjellë DJ dhe producentë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtare, që premtojnë të ndezin atmosferën me ritme dhe performanca vizuale argëtuese.
Nata e dytë i dedikohet hip-hop-it, ndërsa Festivali mbyllet me tingujt e fuqishëm të muzikës rock, duke rikthyer në skenë emrat më të mëdhenj.
Krahas netëve muzikore, Muse-X ofron gjatë ditës një panair të artit dhe muzikës, ku ekspozues nga fusha të ndryshme prezantojnë krijimtarinë dhe risitë e tyre.
Vizitorët mund të eksplorojnë instalacione artistike, punime artizanale, instrumente muzikore, teknologji të reja audio-vizuale dhe shumë më tepër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




