Moti- Dita e sotme me diell, temperaturat do të vazhdojnë të larta

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme (3 maj) vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Era do të fryj me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoj shpejtësi 10 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 10 deri 24 °C
Në zonat e ulëta 10 deri 28 °C
Në bregdet 13 deri 28 °C /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




