Moti- Dita e sotme me kthjellime, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Gjatë orëve të mesditës deri pasdite vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta, kryesisht në relievet e larta malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 8 deri 22°C;
Në zonat e ulëta 9 deri 26°C;
Dhe në bregdet 11 deri 25°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




