Moti i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, nuk do mungojnë as reshjet e shiut

Aktualitet | 1 vit më parë

Vranësirat dhe kthjellimet e herëpashershme do vijojnë të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj fundjave në të gjithë territorin e vendit tonë.

Gjatë fundjavës nuk do të mungojnë as reshjet e shiut kryesisht në zonat malore.

Edhe java që vjen do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme dhe temperatura që do të pësojnë luhatje të lehta, si edhe me temperatura të cilat nuk do ti kalojnë vlerën e 26 gradë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme