Moti – Kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash

Aktualitet | 1 vit më parë

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 19°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta 6 deri 23°C                                                                                                                                                               

dhe në bregdet 12 deri 22°C

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme