Moti sot parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 7 deri 20 °C
Në zonat e ulëta 8 deri 26 °C
Në bregdet 10 deri 25 °C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




