Kreta goditet nga tërmet me magnitudë 6.1, nuk raportohet për persona të lënduar

Europë | 1 vit më parë

Një tërmet i fortë, me magnitutë 6.1 goditi ishullin e Kretës mëngjesin e kësaj të enjte (22 maj).  Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Lëkundja u regjistrua 56 kilometra në veri-verilindje të Heraklionit, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Thellësia fokale vlerësohet të ketë qenë 60.3 kilometra, ndërsa intensiteti dhe kohëzgjatja e tërmetit ishte e lartë në qytetet Chania dhe Rethymno.

Sipas mediave greke, shërbimet zjarrfikëse të Kretës janë vënë në gatishmëri për të kontrolluar situatën.

Duke folur për ERT, kryetari i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet Efthimios Lekkas vuri në dukje se ishte pozitive që epiqendra e tërmetit ndodhej në det dhe me thellësi të konsiderueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme